"Propagandistët rusë kanë synuar faqen e njohur të internetit 'Reddit' për të ndikuar në debatin politik amerikan", ka njoftuar  një faqe në ShBA.

Ishte menduar gjerësisht se Reddit, një qendër për fushatë, aktivizëm dhe shpesh pikëpamje ekstreme, do të ishte një objektiv logjik për çdo manipulim.

Mbetet për tu publikuar hetimi mbi aktivitetin rus.

"Daily Beast" ka njoftuar se ka fotografi që tregojnë manipulimin e një faqe ruse, e cila është aktive në Reddit.

Qeveria amerikane ka arrestuar deri tani 13 rusë, të cilët besohet të kenë lidhje me faqen e madhe me përpjekjen për të manipuluar votuesit amerikanë duke përdorur mediat sociale.

/Ora News.tv/