Politologu Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se të dy datat e dhëna nga Presidenti Ilir Meta për zgjedhjet vendore janë korrekte.

Neritan Ceka: Presidenti është i vetmi institucion që cakton datën e zgjedhjeve, pa asnjë kushtëzim tjetër. Nuk parashikohet as konsulta me partitë politike, natyrisht që kjo është rruga më e drejtë. Por Kushtetuta nuk e ka. Çdo konflikt që kanë institucionet me Presidentin ka vetëm një institucion që ndërhyn dhe kjo është Gjykata Kushteteuese. Për mendimin tim të dy datat e dhëna nga Presidenti janë korrekte, edhe data e parë, tërheqja nuk përjashtohet nga Kushtetuta dhe data e 2 është prapë e drejt e tij, pavarësisht se e ka dhënë me një pjesë të partive politike.


/Ora News.tv/