Shtimi i rojeve të Bashës, Gjokutaj: Është arrest ambiental

Shtimi i rojeve të Bashës, Gjokutaj: Është arrest ambiental

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora u shpreh se nëse ka ndodhur shtimi i rojeve të kreut të opozitës, Lulzim Badha kjo nuk ëhstë bërë për çështje sigurie, por për të vjelë sa më shumë informacion.

Sipas Gjokutajt është një lloj arresti ambiental.

Gjokutaj: Ministri i brendshëm duhet të vërë në dijeni Presidentin, Shefin e Shërbimeve, komandantin e Gardës. Të ecë në linjë zyrtare nëse vëretët kryetari i opozitës është në rrezik fizik për jetën. or thirrja e një badigardi dhe ti thuhet që do komunikojmë verbalisht dhe jo shkresërisht është një metodë që tregon degradim të institucioneve, shpërfillje të institucionit nga ana e ministrit të Brendshëm, garantit të jetës. Kjo duhet dënuar me forcë, duhet mbajtur qëndrim ligjor. 

Në fakt për mua kjo është një histori si të gjitha të tjera, hyn tek skenari dhe pjesa e marrëzisë së një pushteti që nuk po mban mend se cfarë po bën. Kjo është një marrëzi. Por duhet të dini që shtimi i rojes kreut të opozitës nuk është për cështje sigurie. Ka një praktikë në të gjitha vendet jo demokratike. Shtimi i rojeve është për të marrë informacion. Është një arrest ambiental. Ti dukesh sikur je i lirë por në fakt je në arrest. Nëse kjo ka ndodhur kjo nuk ka lidhje me sigurinë. Dëshiroj të mos ketë ndodhur. 


EMISIONET