Debat i ashpër/ Vasili-Demalias: Mua nuk më tha pusho Agimi i Artë jo ti!

Debat i ashpër/ Vasili-Demalias: Mua nuk më tha pusho Agimi i

Regjisori Laert Vasili është përfshirë në debate të ashpra në studion e "360 Gradë" në Ora News me Ilir Demalian për çështjen e kishës ortodokse shqiptare.

Demalia: Kisha ortodokse është kali i trojës në Shqipëri dhe është turp i të gjithë politikës shqiptarë që prej 28 vitesh i puth dhe i ulet në gjunjë Janullatos. Sa i takon Kishës Ortodokse, ose duhet të përmbysë statusin e kishës autoqefale shqiptare, të bërë nga Fan Noli, si vepra më e madhe e tij.

Jazexhiu:  Ne nuk mund të ndërhyjmë, se nuk jemi ortodoksë. Ky është një shtet laik dhe i përket kishës ortodokse.

Vasili: Kur kanë ardhur priftërinjtë e parë grekë dhe flisnin për pretendime territoriale, vetë populli ortodoks i ka dëbuar me gurë. Sa për figurën e Janullatos është i vetmi njeri që ka bashkuar si minoritarët ashtu edhe shqiptarët ortodoksë. Unë e shoh si urë bashkimi. Ti nga përtej oqeanit e sheh si Kalë të Trojës. Kini kujdes me termat që përdorni nga përtej oqeanit.

....

Vasili: Kujdes me termat ju që flisni përtej oqeanit

Demalia: Mjaft recitove se nuk ma heq të drejtën e fjalës mua. ... Zheji do i thuash pusho!

Vasili: Mua nuk më tha pusho Agimi i Artë në Greqi,  jo ti. Sa për çështjen e shqiptarisë, interesohu kush është  Laert Vasili. Unë që jetoj dhe përballem me problemet këtu, apo ti që bën analistin nga përtej oqeanit.

Demalia: E bëre poezinë. Eshtë në skenë ai. vazhdon vazhdo

Vasili: Në skenë jemi të gjithë, sepse siç thotë Shekspiri e gjithë bota është një skenë.

Demalia: Vazhdo vazhdo.. 

Emisioni u transmetua mbrëmjen e 25 tetorit në Ora News.


EMISIONET