Pasi bleu aksionet e skuadrës italiane të Barit, numri 1 i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka pohuar se nëse i ofrohet një klub kroat për ta blerë është i gatshëm për të investuar.

"Më jepni shansin dhe unë do të blej Hajduk Split"-tha De Laurentiis për "sportke.jutarnji.hr" pas takimit të Shoqatës Europiane të Klubeve.

"Ne kemi luajtur një lojë miqësore në Split.

"A do të shkojë Edy Reja te Hajduku? Duhet të pyesni Presidentin. Unë jam vazhdimisht në kontakt me Rejën, e kam thirrur prej vitesh, qysh kur u kthyem në Serie A, por ai refuzon

"Isha i befasuar kur më tha se ishte me dëshirë për Hajdukun. Unë nuk e kuptoj pse klubi është aq i ulët dhe unë jam gati të flas për të, por jo me tifozët: me drejtorët. Kohët e fundit kam marrë Bari, kryebashkiaku i Barit pranoi ofertën time. Nuk më intereson Hajduk. Çdo gjë duhet të analizohet. Reja më tha se klubi është në duart e tifozëve, dhe ata do të jenë në pronësi private."-përfundoi De Laurentiis.

/Ora News.tv/