De Biasi gati të rikthehet, e kërkon skuadra e dy shqiptarëve

De Biasi gati të rikthehet, e kërkon skuadra e dy shqiptarëve

Gianni De Biasi mund të rikthehet në pankinë dhe e josh një aventurë e re në Greqi. Klubi i Aris Selanik nuk po kalon një moment të mirë, duke regjistruar disa rezultate negative radhazi.

Si pasojë drejtuesit kanë shkarkuar trajnerin dhe një ndër emrat e lakuar për të marrë vendin e tij është dhe ish-trajneri i Shqipërisë, i cili aktualisht është opinionist në Itali. 62 vjeçari foli në "gazzetta.gr" duke theksuar se e njeh historinë e klubit por askush nuk e ka kontaktuar për këtë fakt. Në të njëjtën kohë ai pranoi se është i hapur për të negociuar nëse klubi grek do i paraqesë një propozim.

"Unë e njoh ekipin e Arisit. Është një klub me shumë histori dhe tifozë në Selanik. Dy ish-lojtar të mi kur isha te kombëtarja shqiptare luajnë aty. Mavraj dhe Basha luajnë atje. Është një projekt interesant dhe unë do e diskutoj. Por deri më tani nuk më ka kontaktuar askush."-tha ish-trajneri i Torinos dhe Udinezes.

De Biasi është pa ekip që prej vitit 2017 kur ai punoi me Alaves në La Ligan spanjolle. Aris ka marrë 4 humbje radhazi në kampionat dhe pas 9 ndeshjeve të para është shumë larg pritshmërive. Drejtuesit po shikojnë disa alternativa për të rregulluar sezonin e tyre dhe kandidatura e italianit duket integruese në Itali.


EMISIONET