Diten e djeshme u therrit protesta e rradhes e opozites se bashkuar. Si ne cdo proteste tjeter isha prezent. Me cader, kapele e kambale dhe shume skeptik dola bashke me mikun e familjes Vullnet Topalli. Shiu litar me krijoi bindjen qe qytetaret nuk do te prishnin terezine e vet.

Por sheshi para kryeministrise u mbush. Qytetaret rezistuan dhe qendruan.

Thirrjes se organizatoreve iu pergjigjen pozitivisht per te marshuar. Qendruam shume minuta para ETC nderkohe qe masa e njerezve levizte. Kuptova permasen e vertete te pjesmarrjes. Qytetare qe mbushen plot e perplot te dyja anet e Lanes. Te gjithe te buzeqeshur sikur te ishte nje dite me diell.

Pashe qytetare te pa organizuar nga askush qe kendonin. Kendonin dhe marshonin te buzeqeshur. Dhe kjo eshte kembana dhe mesazhi me i frikshem per Edi Ramen. Nese ai mbulohej pas frazes: “Jane militantet e Saliut dhe te Mones”, tashme kjo ka rene poshte. Militantet e kane pune, e kane detyre te jene. As qeshin dhe as kendojne. Qytetaret e lire po. Dhe dje ne proteste pashe edhe te majte. Pashe te papune dhe bisnesmene. Te rinj dhe te moshuar. Njerez te lire qe kane vrare friken dhe protestonin e kendonin ne kor: “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru...!”

Edi Rama ka mbaru. Ka mbaru vertet. Me cdo pushtet te pushtuar nga ai dhe klika e tij, e katandisi vendin ne doren e kujtimgjuzeve dhe te krimineleve.

Ai ka mbaru por ai po zgjedh te beje te shurdhin perballe kerkesave te popullit.

Shpresoj qe sot qe eshte dite e re, ai te reflektoje dhe te kuptoje mesazhin e frikshem. Jo te Lulit dhe te Mones por te kenges se njerezve: “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru...!

/Ora News.tv/