Dashuria nuk njeh kufij, çifti martohet në kufirin midis dy shteteve

Duke provuar se dashuria nuk njeh kufij, një grua meksikane dhe një burrë amerikan janë martuar në kufirin që ndan dy shtetet.

Policia kufitare amerikane hapi derën e në Playas de Tijuana, të njohur si Dera e Shpresës, për një orë të shtunën (18 nëntor), duke i mundësuar mqive dhe të afërmeve të çiftit të takoheshin me njëri-tjetrin.

Në anën meksikane ishte Evelia Reyes, e cila mbërriti e veshur me fustan të bardhë, e shoqëruar nga 3 fëmijët e saj nga martesa e mëparshme.

“Për një dashuri ky mur nuk ekziston, për dashurinë nuk ka kufij,’-tha Reyes

Gruaja e kryetarit të bashkisë së Tijuana dhe Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Meksikë ishin dëshmitarët e çiftit.

Reyes dhe Huston u takuan në Tijuana tre vjet më parë. Në mungesë të dokumenteve të emigracionit ajo nuk mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, një problem që mund të zgjidhet me martesën.

Martesa në ‘Derën e shpresës’ u organizua nga Border Angels, një grup i avokatëve për të drejtat e emigrantëve.

'Dera e shpresës' është e vendosur në Parkun Shtetëror të Fushës Kufitare.


EMISIONET