Dashuria është në ajër! Fluturimi për në Dubai kthehet në një martesë të vërtetë

Dashuria është në ajër! Fluturimi për në Dubai

Një djalë italian ka angazhuar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin e avionit për ti propozuar martesë të dashurës së tij stjuardesë.

Stefano kishte rezervuar një biletë për udhëtimin nga Roma në Dubai, aty po punonte partnerja e tij Vittoria.

Kur ajo po kujdesej për pasagjerët në klasin ‘business’, ai mori të gjithë ekuipazhin dhe pasagjerët që ta ndihmonin me dekorimin e avionit. Të gjithë bashkë ia dolën që ta mbushin ambientin brenda me zemra dhe tollumbace.

Kur doli në klasin ‘economy’, Vittoria nisi të ecte në korridorin e mbushur me petale trëndafilash. Shumë pasagjerë u maskuan me fotografinë e Stefanos në fytyrë dhe shenja që tregonin “PO” në gjuhë të ndryshme.

Në atë moment, Stefano iu afrua me një unazë diamanti për të marrë përgjigjen pozitive nga Vittoria, e cila do të lidhë jetën e tyre përgjithmonë.

Videoja e propozimit është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka marr mbi 550 mijë klikime.

EMISIONET