Lidhjet e dashurisë janë të bukura, por në të njëjtën kohë të frikshme. Në Bolton të Anglisë ka ndodhur një histori 4 javore ku një djalë ishte i fiksuar keq pas të dashurës së tij, sa e kërcënonte me vrasje nëse do ndaheshin.

Ai është burgosur për 6 muaj për abuzim psikologjik ndaj romancës së tij pasi cënonte privatësinë e të dashurës në rrjete sociale.

Matthew Bailey, 24 vjeç ndalonte partneren Molly Cunliffe nga përdorimi i Snapchat duke e urdhëruar që të mos i cojë apo kthejë mesazhe meshkujve heteroseksualë në Facebook e Instagram. Nuk përfundon gjithcka këtu.

'Urdhri' i rradhës për 19-vjeçaren ishte që të mos vendoste puthje në fund të postimeve. Të vetmit meshkuj me të cilët ajo mund të komunikonte në rrjete sociale, duhet të ishin homoseksualë.

Matthew ishte aq xheloz sa kontrollonte vazhdimisht celularin e të dashurës, i thoshte cfaë të vishte dhe e detyronte të fliste me kamerë që të vërtetonte nëse ishte në shtëpi dhe po flinte gjumë.

Gjatë romancës 4 javore, ai e bombardonte me telefonata të shpeshta dhe sa herë që ajo nuk i përgjigjej, ai e akuzonte për tradhti.

Ajo u mundua që ti japë fund lidhjes, por 24-vjeçar e kërcënonte se do i vriste familjen. Më pas, ajo shkoi në polici dhe e denoncoi duke thënë se ka marrë 30 thirrje vetëm në mëngjes nga partneri i saj i fiksuar.

/Ora News.tv/