Darzeza është një nga zonat më të prekura nga përmbytja nga vërshimet e lumit Vjosë.

Klaudio Prifti një djalë nga Fieri sjell pamje me dron ku duken nga lart dëmet e mëdha që kanë shkaktuar prurjet e lumit Vjosë.

 Janë rreth 400 familje me 2000 banorë që mbetën të izoluar nga shembja e urës mëngjesin e kësaj të diele.

Momentalisht Forcat e Armatosura kanë vendosur një urë provizore të përbërë nga disa dërrasa druri që u mundëson banorëve kalimin  për çdo emergjencë që ata do të kenë.


/Ora News.tv/