Frymëzimi është marrë në bregdetin e Darëzezës në Fier dhe janë hedhur në telajo. 

Janë vepra të artistëve pjesëmarrës në edicionin e tetë të "Apollo Art Koloni".

20 punime në teknika të ndryshme u prezantuan në galerinë e arteve “Vilson Kilica”.

Për drejtorin e galerisë, Pandeli Lena, mbart vlerat e artit botëror.

Pandeli Lena: "Një ekspozitë dinjitoze me vlera artistike. Janë artistë të njohur në vendet e tyre, secili ka profilin e vet, vlerat e veta, mënyrën e të pikturuarit dhe konceptuarit."

Pas përfundimit të ekspozitës veprat e paraqitura do ti mbeten fondit të Galerisë së Arteve, ndërsa kolonia e artistëve shënon të parën veprimtari pas pushimeve verore.

/Ora News.tv/