Mbrojtësi i Paris Saint-Germain Davi Alves ka pasur disa fjalw tw pandjera  për të thënë për vdekjen tragjike të Davide Astorit.

Në prag të ndeshjes së dytë të Ligës së Kampionëve të PSG-së me Real Madrid, Alves u pyet për vdekjen e Astorit, që ndodhi të dielën.

Një ceremoni mortore do të kryhet të marten, me funeralin e Astorit që do të mbahet në bazilikën e Santa Croce në Firence të enjten në mëngjes, njoftoi Fiorentina në një deklaratë.

Alves tha në një konferencë për shtyp, të përkthyer nga Calciomercato: "Ne nuk ishim shumë të shqetësuar sepse nuk e njihnim shumë, më vjen keq për familjen e tij.

"Unë mendoj se Davidi ka bërë atë që i ka borxh në këtë botë kaotike dhe se tani ai është në një botë më të mirë. Por në botë çdo ditë vdesin mijëra fëmijë që nuk marrin shumë vëmendje, vdesin nga uria, dhe ata janë po aq të rëndësishwm.

"Ne të gjithë do të vdesim herët a vonë. Ndoshta jemi të trishtuar, por sigurisht jo si familja e tij. "

Mbrojtësi 31-vjeçar i Italisë u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Udine të dielën, disa orë përpara se skuadra e tij e Fiorentinës të përballet me Udinesen në një ndeshje Serie A.


/Ora News.tv/