Dalipi: Kisha lojtarë luksi në stol, shpresoj tek një gabim i Laçit për Evropën

Dalipi: Kisha lojtarë luksi në stol, shpresoj tek një gabim i

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi është shprehur i lumtur pas fitores me Flamurtarin ndërsa është shprehur se shpreson tek një gabim i Laçit për të arritur Evropën.

"Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Gjetëm dy gola, por Flamurtari na vuri në vështirësi. Abdurrahimi shënoi një gol mjaft të bukur. Patëm vështirësi në fillimin e të dytës. Shpresojmë të fitojmë edhe takimin e fundit, dhe tek një gabim i Laçit për Europën.

"Skuadra është e motivuar. Kisha lojtarë luksi në stol, por ne duhet të tregohemi profesionistë. Llogaritë duhet t’i bëjmë vetëm në ndeshjen e fundit.

"Nuk mund të jap një mendim përfundimtar, por unë mendoj që boshti i skuadrës të ruhet. Kemi lojtarë cilësore, por ata kanë dashur kohën e tyre të përshtateshin. Për këtë më vjen keq, pasi patëm disa javë pozitive, por ramë në disa ndeshje dhe nuk ia dolëm të ringriheshim. Tani në fund impenjimi bie, por unë jam i kënaqur me performancën."-tha Dalipi për "SuperSport".

EMISIONET