Janë zbuluar detaje të reja nga vdekja e modeles transgjinore meksikane, Miriam Rivera në moshën 35-vjecare. Më 5 shkurt të këtij viti, ajo u gjet e varur në shtëpinë e saj në rrethana misterioze.

Bashkëshorti i saj, Daniel Cuervo, i cili jeton në Nju Jork, mendonte se bëri vetëvrasje pasi refuzoi të punonte si prostitutë. Në një prononcim për Daily Mail, ai tha se ditën e vdekjes, Miriam e kishte telefonuar nga Meksika duke i thënë se ndihej e sëmurë dhe po nxirrte gjak nga goja.

Ai i tha që të merrte ndihmë mjekësore dhe ajo e telefonoi sërish pasi doli nga spitali. Rreth orës 2 të drekës, ajo u gjet e vdekur në Meksiko. Bashkëshorti i kërkoi autoriteteve që ti dërgonin trupin e saj në Nju Jork, por i thanë se ishte djegur dhe nuk mund ti bënin autopsinë.

Tani ai dyshon se e gjitha është vrasje pasi ka marrë një telefonatë kërcënuese. Kur po organizonte funeralin e Miriam, një burrë e telefonoi dhe i tha: “Mos hajde në Meksikë ose do të vrasim.”

Një shoqe e saj tha se mund të jetë vrarë pasi foli kundër atyre që trafikojnë qeniet njerëzore.

Ajo mori vëmendje ndërkombëtare në vitin 2004 kur mori pjesë në një emision “takimesh”.

/Ora News.tv/