"Dailymail": Kush është Klodjan Copja, kryetrafikanti i 150 milionë paund drogë në Britani

"Dailymail": Kush është Klodjan Copja, kryetrafikanti i 150

Me shtyllat e tij të zbehta dhe muret prej druri, karrige lëkure dhe çadra dielli kanavacë, bar-restoranti "Living", nuk do ta shikojmë në qendër të Londrës, ose në një nga vendpushimet më të shtrenjta italiane.  

Kjo nuk është Soho (qytet britanik), por bulevardi "Qemal Stafa" në Elbasan, Shqipëri, një nga qytetet më të depresionuara dhe të ndotura në Evropë. Është krejtësisht i zymtë-kështu e nis artikullin tabloidi britanik "Daily Mail", e cila shkruan për shtetasin Klodian Copja, i përfshirë në trafikun e drogës në Britani.

Gazeta shkruan se për më mirë ose për keq, të gjithë në Elbasan e njohin z. Copja.

Nëntë muaj më parë, ai u burgos për 17 vjet në Kingston Crown Court në Surrey për shkelje të rënda të drogës.

Vlerësohet se ai dhe banda e tij ultra e dhunshme e shqiptarëve të tjerë nga Elbasani kishin importuar 150 milionë paund kokainë në Britani të Madhe.

Ai u kthye në burg në këtë javë.

Gjatë çështjes gjyqësore, doli se një nga korrierët e tij u vëzhgua nga policia kur bënte udhëtime javore në një mafioz në Maidstone, Kent, ku do të takonte një kamion me kokainë të importuar nga kontinenti.

Ndërlidhësi do të furnizonte me drogë grupet e krimit të organizuar në Londër, Birmingham, Leicester dhe Nottingham.

"Derisa ai u kap duke përdorur një pasaportë të rreme në kufirin greko-shqiptar dhe u ekstradua në Britani, Copja ishte mjeshtër i evazionit", shkruan gazeta.

Një bastisje policore në një shtëpi të sigurt të bandës në Earls Court, në Perëndim të Londrës, nuk bëri të mundur arrestimin e tij.  Ai u largua nga Britania atë ditë.

Ai ishte po aq i aftë t'i fshihte mallrat e tij. Policia ndaloi një Citroen drejtuar nga një anëtar i bandës së Copjes në Oksford dhe kaloi orë duke e vëzhguar.

Në dëshimë për “Daily Mail” një qytetar nga Elbasani ka thënë:

"Një në tre persona në Elbasan kanë lidhje financiare me grupet kriminale. Prandaj edhe njerëzit nuk flasin për këtë problem. Nëse flet dikush do ta marrë vesh dhe makina jote është e rrezikuar të hidhet në erë. Në Elbasan janë tre grupe kriminale të lidhura me drogën në Angli nga ku ai i Klodjan Capajt është më i fuqishmi. Të gjithë ata janë të paprekshëm pasi e kanë blerë shtetin”.

“Daily Mail” thotë se ka parë regjistrin e bizneseve shqiptare nga ku rezulton se lokali “Living” i Klodjan Copjat është regjistruar në emrin e nënës së tij 62-vjeçare.

Artikulli origjinal

EMISIONET