Pas sukseseve që ka patur kohët e fundit me muzikën, Dafina Zeqiri vendosi të flasë edhe për jetën private. Nga fotografitë që postonte në rrjete sociale nisën spekulimet se është në një lidhje dashurie me Dj Geek.

Këngëtarja ka sqaruar se është beqare prej kohësh dhe ndihet shumë e lumtur. Djemtë e grupit janë thjesht si familje për të dhe asgjë më shumë.

“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar, po ashtu, lajme se kam qenë në një lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s`kam qenë më e lumtur”, tha Dafi në ekskluzivisht për Revista Class.

/Ora News.tv/