Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri po synon gjithnjë e më shumë tregun ndërkombëtar dhe ka tërhequr vëmendjen e revistës më prestigjoze Harper’s Bazaar mbi albumin e saj më të ri ‘King’ që pritet të publikohet së shpejti. 

Pikërisht tematika e “King” mbi fuqizimin e femrave ka qenë në qendër të shkrimit. 

Në foton e albumit, fytyra e këngëtares është e mbuluar me emrat e shumë femrave të shquara përgjatë historisë, nga Nënë Tereza, Sojourner Truth për Ellen DeGeneres, Beyonce etj.
“Këto janë emrat e femave që luftuan për barazi, luftuan për të drejtat e tyre, luftuan për ëndrrat e tyre, sepse në shumë vende ende nuk munden që ti realizojnë.”-ka thënë 28-vjeçaja për Bazzar.com, duke përmendur luftën e nënës së saj për të ndjekur karrierën si këngëtare në Kosovë.
Revista shprehet se albumi po vjen në një kohë shumë të përshtatshme, sidomos pas fushatës #MeToo dhe rritjes së numrit të femrave që thyen heshtjen mbi ngacmimet seksuale e përdhunimet.
Sipas saj kjo është një nga arritjet më të mëdha të Dafinës që ka tërhequr vëmendjen, duke bashkëpunuar me artistë si Montana dhe fitimin mbi 1 milionë shikime në këngën e saj të parë të publikuar në tregun ndërkombëtar “Told Ya”

/Ora News.tv/