Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë atëherë kur pala serbe do të marr informacione konkrete mbi zbardhjen e vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç

“Vrasja e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç, është një kërcënim për stabilitetin në rajon dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit” tha Daçiç.

Kreu i diplomacisë serbe shtoi se presin nga Prishtina zyrtare dhe nga autoritetet ndërkombëtare prezente në Kosovë  zbardhjen sa më të shpejtë të krimit të kryer në veri të Mitrovicës.

“Pala jonë është e përkushtuar në dialog, por ne nuk do t’i vazhdojmë këto bisedime pa pranuar informacion konkret lidhur me krimin e ndodhur” shtoi Daçiç.

Daçiç foli edhe për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, duke thënë që një gjë e tillë potencialisht do të ndodhë në vitin 2025 dhe kjo është gjë e mirë për shtetin serb. /Lajmi.net/

/Ora News.tv/