Daçiç: Serbia mori propozim për ndarjen e Kosovës nga ndërkombëtarët në 2005

Daçiç: Serbia mori propozim për ndarjen e Kosovës nga

Serbia akuzoi Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe se po mbështesin kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për të mos shfuqizuar tarifën për mallrat serbe. Duke folur për mediat të enjten vonë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se shqiptarët nuk bëjnë asgjë pa dijeninë e ndërkombëtarëve dhe akuzoi Uashingtonin se hedh gurin e fesh dorën.

Daçiç foli edhe për "delimitatimin" kufirit me Kosovën që sipas tij nuk është një ide e re por e propozuar nga Beogradi që në vitin 2005.

Nga ana tjetër, presidenti Aleksandër Vuçiç, duke folur për televizionin Prva, tha se ai e ka gati propozimin për një marrëveshje me Kosovën dhe pret nga pala shqiptare që të hedhë hapin e parë.

Kreu serb tha se qeveria e ka mandatar për të negociaruar me Prishtinën, por u shpreh pesimist për arritjen e një marrëveshjeje, si pasojë e ndërhyrjes së shumë faktorëve ndërkombëtarë.

“Jam i gatshëm të flas me Prishtinën, sapo ata të shfuqizojnë tarifën për mallrat serbe,” tha Vuçiç, ndërsa shtoi se në çdo rast ai do të humbte politikisht, pasi arritja e një marrëveshjeje nuk ka mbështetje popullore.

EMISIONET