Daçiç: Mos luani me nervat dhe muskujt e Serbisë

Daçiç: Mos luani me nervat dhe muskujt e Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç është shprehur me tone të ashpra kundër vendeve që sipas tij hapën kutinë e pandorës duke njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, këto vende janë hipokrite pasi pranuan të njohin shkëputjen e Kosovës ndërsa sot shprehen kundër ndryshimit të kufijve.

Duke folur në një konferencë për shtyp me zedhenesen e ministrise se jashtme ruse Maria Zakharova, Daçiç u shpreh se propozimi i presidentit Aleksander Vuçiç për vendosjen e kufirit ishte dëshire për arritjen e një kompromisi. “Ata e rrëzuan kufirin tonë dhe tani kujtohen se” kufijtë nuk mund të ndryshohen “Ju hapët kutinë e Pandorës dhe tani për këtë nuk mund të flitet përsëri.’ A nuk keni turp, ju hipokritë?", tha Dacic.

Ai shtoi se kjo vlen edhe për Maqedoninë, që tani kur ky problem ka trokitur në derën e tyre, kujtohen se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve.

“Për çfarë kufiri po flisni, kufiri midis Kosovës dhe Serbisë dhe kush e ka verifikuar atë kufi? Ata që ndihmuan Kosovën të bëhen të pavarur tani flasin për asnjë ndryshim të kufijve”, tha Dacic. “Gjithkush kujtohet se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve sipas parimit etnik,” vazhdoi ai dhe me ironi pyeti nëse UÇK-ja (“Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, një formacion sipas tij separatist) ishte një organizatë multietnike që luftonte për një Kosovë multietnike?

“Për ata që mendojnë se jemi të dobët kur tregojmë dëshirën për një kompromis, u them: mos luani me nervat dhe muskujt e Serbisë,” tha Dacic.

EMISIONET