Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka paralajmëruar se edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojnë të merren me proceset integruese të Kosovës.

Sic raportojnë mediat serbe, Daçiç ka thënë sot se Serbia do të punojë intensivisht me diplomacinë ndërkombëtare lidhur me numrin e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke lobuar në tërheqjen e tyre, transmeton Indeksonline.

Ai ka theksuar se Serbia me ndihmën e miqve do të sulmoj Prishtinën, duke i pamundësuar Kosovës të anëtarësohet në UNESCO dhe Interpol.

Në një intervistë, Dacic ka thënë se përvec që do të angazhohen në mbrojtjen e sic ka thënë ai “Kosovës e Metohisë”, Serbia ka edhe disa sfida tjera që e presin në 2018.

“Janë katër sfida që e presin Serbinë vitin tjetër. Marrëdhëniet me Rusinë, rruga drejt BE-së, partneriteti me SHBA-të dhe politika e neutralitetit ushtarak”, ka thënë Daçiç. 

/Ora News.tv/