Çupi: Buxheti i 2018 mund të emërohet koncesioni 2018

Çupi: Buxheti i 2018 mund të emërohet koncesioni 2018

Deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi tha në “Ekopolitikë” në Ora News se po përgatitet ligj i ri për koncesionet, por deputetja e opozitës, Dhurata Çupi se ligji vjen ndërkohë që koncesionet janë dhënë.

Pjesë nga diskutimet: 

Kushi: Së shpejti do të kemi ligjin e ri të koncesioneve dhe pres që opozita që japë kontributin e saj.

Çupi: Problemi është se ju i keni paraprirë.  

Kushi: Koncesione keni bërë edhe ju.

Çupi: Ditën e enjte në darkë keni miratuar 12 koncesione për vitin 2018. Po ta themi me fjalë të shkurtra mund të themi koncesioni 2018 dhe taksat që rriten që ju nuk i harroni. Jemi vendi që rrisim pafund taksat. Barra e taksave për qytetarët është në përpjesëtim të zhdrejtë me investimet. Në 2018, situata do të jetë e njëjtë. Ligji për koncesionet ka qenë i rishikuar në 2018 dhe qëllimi i ligjit është që pasuritë publike që shteti nuk i menaxhon dot, t’i menaxhojë debati. Nuk ka ndodhur që 12 koncesione të jepen ku shteti i jep para koncesionarit. Çuditërisht, koncesionarët janë të familjarizuar me pushtetin.

EMISIONET