Trajneri i Kukësit, Armando Cungu është shfaqur mjaft i mërzitur pas humbjes së pësuar në "shtëpi" ndaj Tiranës. Në prononcimin e tij për mediat, Cungu theksoi se për këtë humbje mban ai përgjegjësi, teksa shtoi se skuadra më shumë flet në media se sa në fushë.

"Ndodhi ajo që ndodhi në ndeshjet e para. Ekipi nuk po paraqet të njëjtin nivel. Pjesa e parë ishte e dobët, më pas ndryshuam vendosje. Në pjesën e dytë kishte diçka më ndryshe, patëm raste dhe shpërdoruam. Ndaj edhe erdhi ky rezultat. Pësuam një gol ndoshta disi karrombolesk, por edhe për përgjegjësinë time. Dërgova Shametin lart për të shënuar dhe mbaj përgjegjësi. Nuk do të thotë se nuk e duam titullin. Duhet të shohim shumë kompenentë. Më shumë kemi folur në media, se në fushë. Ndërsa ekipet  e tjera si kam dëgjuar të dalin me flamur që dalim kampionë. Partizani edhe pse i pari, nuk flet. Ka disa afrime që nuk kanë ritmin e duhur. Afrimet nuk janë ambientuar me ekipin, që e ndërtuam me mund e me djersë. Prishëm fizionominë e lojës për momentin. Duhet kohë, por kampionati dhe pikët nuk ta japin. Në futboll nuk fitohet me çdo kusht. Indirekt patëm presion. Do kishte qenë e udhës që ekipet që pretendojnë të luajnë në të njëjtën ditë dhe orar”.

“Deri dje jemi ankuar për raste të humbura. Rexhinaldo dhe Shkurtaj mendohet se janë më të mirët. Shpërdoruan ata, por edhe Rama, Ethemi dhe Kordiero. Këto janë lojtarët. Duhet kohë që këta djem të ingranohen me lojën. Po kam vështirësi për modulin. Nuk jemi ai Kukësi që bënte lojëra të mira. Janë shumë prurje: Teqja, Rrumbullaku, Shkurtaj, por edhe Rrumbullaku që është bashkuar më vonë me ne. Nuk kam asnjë presion, edhe se kam problem. Pres çdo vendim të klubit. Kam dëshmuar se di të punoj. E kam bërë edhe në Kukës, ku nuk ndërtohej asnjë aksion. Bëmë një ekip që po luante më mirë se të tjerët. Jam i qetë dhe nuk kam asnjë problem. E thashë, duhet t’i japësh mundësinë afrimeve. Në të kundërt do të marr vendimet e mia. Do shikoj kush do të luajë. Askush nuk më detyron të fus lojtarë, s’e ka bërë. Unë nuk lejoj asnjë të ndërhyjë, vendos vetë”.- deklaroi Cungu.

/Ora News.tv/