Çudit producenti shqiptaro-amerikan: Grekët janë aq shqiptarë sa kosovarët!

Çudit producenti shqiptaro-amerikan: Grekët janë aq

Producenti shqiptaro-amerikan, Fatmir Bardhoci, ka nisur punën për jetëzimin e një projekti gjigand kinematografik, përmes të cilit synon të promovojë vlerat kombëtare.

I ftuar në emisionin "Diagnozë" të Freskida Milotit, Bardhoci thotë se qëllimi i ketij filmi është të evidentojë përpara botës vlerat antike të Shqipërisë, të mohuara apo të ndryshuara përgjatë gjithë historisë botërore.

Fatmir Bardhoci: Dua të sjell në këtë film një risi, vlerat kombëtare, për të evidentuar vlerat antike të mohuara, të ndryshuara gjatë gjithë historisë botërore. Bota e njeh Shqipërinë sikur të ishte shtet i ri dhe jo siç është, një shtet i krijimit të qytetërimit europian.Filmi është një projekt ndërkombëtar, do të jenë skena në Gjermani, Katar. Për shqiptarët do të jetë filmi i parë që flet dhe mbron interesat e shqiptarëve.Nuk është hera e parë që marr pjesë në filma.

Fillimet e aktrimit tim kanë filluar në Gjermani para 15 vitesh. Fillimet e projektit janë financuar nga vetë unë, kompanitë e mia ndërsa projekti është një projekt madhor. Por nëse duam që të konkurojë në botë duhet të ketë një buxhet shumë herë më të madh për tu përballur me filma që kërkojnë miliona dollarë.Jemi duke kërkuar donacione, por edhe nga shtete që përfshihen në këtë projekt siç është Shqipëria.Shteti duhet të fillojë të investojë për persona që kanë një projekt madhështor si ky për të ngritur interesat kombëtare në pah, për të zgjuarn nga gjumi shqiptarët. Mendoj se do zgjojmë nga gjumi dhe institucionet, mendoj se dhe vetë Kryeministri do të jetë i interesuar të marrë jetë ky projekt.

Propjekti gjigand kinematografik pritet të ngjallë reagime nga shtetet tjera lidhur me faktet historike por producenti thotë se është i përgatitur për këtë.

Fatmir Bardhoci: Sigurisht. Këtë e kam ditur që kur kam shkruajtur skenarin. I kam hasur që në fillimet e para në Amerikë këto reagime që me të drejtë disa shqiptarë, e them me plot gojën se shqiptarë se grekët nuk i quaj grekë, i quaj shqiptarë. Grekët janë aq shqiptarë sa kosovarët, që i themi kosovarë shqiptarë. Pavarësisht se quhet sot Greqi. Greqi nuk është quajtur asnjëherë, ata janë shqiptarë duam apo nuk duam ne. 

E thonë dhe grekët vetë se më shumë se 70% e popullsisë janë me prejardhje shqiptare, ndërsa pjesa tjetër janë të mbledhur dhe të ardhur. Siç po mundohemi të krijojmë një komb kosovar, ashtu është krijuar kombi grek nga shqiptarët në 1921. Në film, në skenar është planifikuar që të ishte një person shqiptar nga Greqia dhe është tërhequr sepse nuk do të ketë probleme nga shteti grek.

Në film nuk mungojnë as dëshmi nga komunizimi.

Fatmir Bardhoci: Arsyeja që jam në Shqipëri është kjo, të vazhdoj skenat e  filmimeve që janë kryesisht në Kukës, aty lidhet historia e ikjes sime, është vendi i prodhimit tim si personazh.Kaloj kufirin në moshën 14-15 vjeçare. Në atë kohë kishim dhe një tragjedi nga sistemi, varja e poetit Havzi Nela që unë e kam parë me sytë e mi. Është tmerr dhe tragjedi për një fëmijë të asaj kohe të shikojë një njeri të varur në mes të qytetit.


EMISIONET