Çuçi: Do të shtojmë mbështetjen ndaj atyre që kultivojnë përmes serrave

Çuçi: Do të shtojmë mbështetjen ndaj atyre që

Fermerët që do duan të kultivojnë produkte në serra gjatë vitit të ardhshëm do të mund të përfitojnë subvencion për plastmasin. Gjatë një takimi me fermerë në Libofsh të Fierit ministri i Bujqësisë premtoi një skemë kombëtare dhe heqje të TVSH-së për plastmasin.

Subvencion për plastmasin që përdoret në serra.Ky ka qenë premtimi i ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi gjatë një takimi me fermerët e rrushit në Libofshë. Sipas kreut të bujqësisë gjatë vitit të ardhshëm fermerët që do duan të kultivojnë prodhime bujqësore në serra do të kenë mundësi të përfitojnë subvencion për plastmasin përmes Skemës Kombëtare, si dhe do të shihet mundësia për heqjen e TVSH-së për plastmasin e përdorur posaçërisht për serra.

Çuçi: Tentativës që ne ta ulim tarifën për plasmasin që përdorim për serat, pra vetëm për pjesën e bujqësisë. Ne vitin tjetër do të fusim skemë subvencionimi , pra mbështetje edhe për plasmasin në sera. Sepse ashtu siç edhe po e shohim dhe ka thënë rezultat serat janë si për perimet dhe për vreshtat. Po na rezultojnë si aspektet më të suksesshme të gjithë strategjisë sonë për të rritur prodhimin bujqësor.

Fermerët e Libofshës në një sipërfaqe rreth 20 hektarë vresht me serra prodhojnë çdo vit qindra ton me rrush tavoline. Janë kryesisht 4-5 varietete italiane për tavolinë. Gati i gjithë prodhimi është i destinuar për tregun jashtë. Fermerët kanë nisur eksportin e rrushit diku në fillim të muajit qershor në vende si Suedia, Italia, Kroacia etj. Çmimi i këtij rrushi është relativisht i lartë dhe siguron të ardhura të mira për fermerët.

EMISIONET