Arlind Ajeti është mbrojtësi më i mirë i Seria A.

Në analizat statistikore të mediave italiane, mbrojtësi i kombëtares shqiptare rezulton mbrojtësi më i mirë i Serisë A, për ndeshjet në shtëpi.

Mesatarja e vlerësimit nga mediat për mbrojtësin shqiptar është 6.58, duke lënë pas emra të rëndësishëm në Itali, si Benatia, Skriniar, Kulibali, Kolarov, De Vrij.

Ajeti ka rezultuar një surprizë e madhe dhe askush nuk e priste që ai të kryesonte të kryesonte listën e “TOP 10” mbrojtësve më të mirë të Serisë A, për ndeshjet në shtëpi që nga fillimi i këtij sezoni.

/Ora News.tv/