Cristiano Ronaldo "zbras" xhepat në hotelin luksoz

Cristiano Ronaldo "zbras" xhepat në hotelin luksoz

Cristiano Ronaldo di të tërheq vëmendjen edhe kur është larg syrit të mediave. Ylli portugez i cili pak ditë më parë la Realin e Madridit për t'iu bashkuar Juventusit është i njohur për dhënien e ndihmave për të varfërit, por për një hotel luksoz grek as që i kishte shkuar mendja.

Megjithatë, sipas mediave greke, Ronaldo i ka lënë punëtorëve të hotelit ku kaloi pushimet së bashku me familjen e tij plot 17 850 paund bakshish.

Thuhet se Ronaldo ishte aq i impresionuar nga shërbimi që ai mori dhe nuk mund të largohej pa dhënë diçka. 33-vjeçari kërkoi që shuma të ndahej mes gjithë stafit të resortit.

Që prej largimit nga Greqia, Ronaldo po përgatitet për një jetë të re në Itali pas firmës së tij me Juventusin.


EMISIONET