Credins kujdes për të pamundurit, dhuron shtretër për të moshuarit

Credins kujdes për të pamundurit, dhuron shtretër për

Shtëpia e të Moshuarve në Kavajë ishte destinacioni i radhës i Bankës Credins. Stafi i saj në kuadër të përgjegjësisë dhuroi shtretër për moshën e tretë. Drejtuesit e shtëpisë, por edhe vetë të moshuarit, vlerësuan Bankën Credins për kujdesin e veçantë ndaj tyre.

Credins Bank në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe përkujdesjes ndaj komunitetit ka treguar vëmendje të veçantë për shtresat më në nevojë.

Vizita e kësaj here ishte në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Kavajës.

Kjo vizitë shërbeu për t`ju lehtësuar jetesën të moshuarve duke ju dhuruar shtretër për banesën e përbashkët të tyre.

Falenderimet nuk munguan nga ana e të moshuarve dhe nga ana e drejtuesit të shtëpisë, i cili vlerësoi Credins për kujdesin e veçantë ndaj tyre.

Takimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë nuk ishte i pari që Credins organizon.

Banka ka një bashkëpunim shumë vjeçar me Kryqin e Kuq Shqiptar.

Më parë Credins ka dhuruar vullnetarisht gjak pranë Kryqit të Kuq.

Po njësoj prezenca e Bankës Credins është ndjerë edhe në momente festive.

Në Festën e Bajramit Credins kujtoi moshën e tretë tek Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë në të cilën shtroi drekën e Bajramit dhe organizoi festë.

Edhe në Ditën e Fëmjëve, Credins ishte aty për 50 fëmijë pa kujdesin prindëror, ku me muzikë dhe ndihmesa ushqimore tregoi përgjegjësinë sociale për ata që më shumë se të gjithë kanë nevojë. 

EMISIONET