Credins Invest, Koçi: Qytetarët avantazh likuiditetin dhe normën e kthimit

Credins Invest, Koçi: Qytetarët avantazh likuiditetin dhe

Qytetarët që duan të investojnë kursimet e tyre sado të vogla qofshin ato duhet ti drejtohen Credins Invest.

Fondi Credins Premium  është një fond investimi i sigurt me strukturë të hapur dhe të gjithë individët mud të bëhen pjesë në këtë instrument duke pasur  avantazh kryesor por likuiditetin dhe normën e kthimit.

Koçi: Objektivi i fondit është të maksimizojë kthimin nga investimi për investitorët duke ruajtur vlerën e investimit por edhe duke mbajtur likujditete të mjaftueshme. 

Por pse duhet të zgjedhim një fond investimi dhe jo bonot e thesarit të shtetit?Administratorja e Credins Invest sqaron se:

Koçi: Tërheqja e fondit në cdo kohë pa penalitet dhe pa e humbur interesin i krijon fleksibilitet shumë të madh investitorit sesa këto produketet si depozita bonoja apo obligacioni. Për të marrë pjesë në investimin e një bono thesari investitori duhet të jetë vetë i angazhuar. Duhet të ndjekë ankandet e bonove apo obligacioneve, duhet të jetë e informuar për ecurinë e tregjeve. Ndërkohë që në investim në fond investimi të gjithë këtë proces e ka komoditetin e delegimit të një skuadër ekspertësh.

Fondi i investimeve Credins Premium ka filluar aktivitetin në korrik të 2016 ndërsa tashmë e ka kaluar vlerën prej 1 miliard lekësh.

EMISIONET