Credins Bank çel ekspozitën me 34 projekte skulpturash

Credins Bank çel ekspozitën me 34 projekte skulpturash

Rreth 34 projekte skulpturash janë ekspozuar në ambientet e Bankës Credins.

Ekspozita “Një bankë për artin-Një skulpturë më shumë për Tiranën” e hapur brenda ambienteve të brendshme të Bankës Credins ka si qëllim zgjedhjen e një vepre, e cila në end të konkursit do të vendoset në hyrje të selisë qendrore në Tiranë.

Një juri do të vendosë në fund të ekspozitës për projektin fitues nga 34 që janë ekspozuar në tërësi.

Ekspozita do të jetë e hapur gjatë të gjithë ditës për publikun që ka interes  ta vizitojë.

Konkursi për skulpturën u hap në 9 shtator 2016 nga Credins Bank dhe ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm.

 

EMISIONET