CR7 transferohet në Paris

Grupi i hoteleve me qendër në Portugali, Pestana, si pjesë e partneritetit të tij me futbollistin më të njohur të vendit, Cristiano Ronaldo, do të hapë hotelin e saj të gjashtë me markën "CR7" në Paris, me një investim prej rreth 60 milion euro.

"Është në Rive Gauche, pranë lumit Seine, midis stacioneve të metrosë të Austerlitz dhe Lyon,"-tha Pestana në një deklaratë, duke shtuar se projekti është aktualisht në një fazë paraprake të sigurimit të licencave.

"Ashtu si pesë njësitë e tjera të hotelit të markës Pestana CR7 Lifestyle Hotels, kjo është një partneritet i investimeve 50-50 mes Pestana Hotel Group dhe Cristiano Ronaldo",-në të cilën Pestana është përgjegjëse për menaxhimin e njësisë.

Sa i përket Ronaldos, i cili aktualisht luan për klubin italian, Juventus, u citua të thoshte se "ka kuptim të plotë që marka Pestana CR7 të zbatohet në Paris, një nga qytetet më të vizituara në botë".

José Roquette, zyrtari kryesor i zhvillimit të grupit Pestana, u pajtua se hoteli i ri i Parisit duhet të ndihmojë markën të nxisë "dukshmërinë e saj globale".

Aktualisht Pestana CR7 Lifestyle Hotels ka një hotel në Lisbonë dhe një në Funchal, në ishullin e Madeira të Ronaldos, por hapje të mëtejshme priten së shpejti në Madrid, Nju Jork, Marrakech dhe Paris, me një total prej 800 dhomash. Hoteli i ri do ketë katër yje. Ai pritet të hapet në vitin 2021. Do të ketë 210 dhoma, duke e bërë atë hotelin më të madh të CR7 deri tani.

Pas këtyre hapjeve, Pestana në përgjithësi do të ketë më shumë se 90 hotele nën menaxhim në 19 vende të ndryshme.

EMISIONET