Reperi Cozman ka zgjedhur që projektin e ri muzikor ta sjellë në duet me shqipet e Londrës, jo me anëtarët e grupit të Babastars.

Ai ka publikuar sot klipin “Gango” me Stealth dhe Vinz (Hellalbanianz). Një projekt i rrymës rap që është xhiruar në Londër.

Cozman është rritur në Angli, prandaj ka vendosur të kthehet për të sjellë një këngë me miqtë e tij. Në këngë është e ndërthurur gjuha shqipe me atë angleze. Reperët mund të kenë bërë këtë përzgjedhje për tu futur në tregun ndërkombëtar.

Ndër të tjera, pritet që ky të jetë suksesi i rradhës për Cozman, që nuk ka harruar të përmendë grupin e tij në këngë.

/Ora News.tv/