Lojtari i Interit, Philippe Coutinho, mezi pret sfidën Derbi della Madonnina ndaj Milanit që zhvillohet të dielën dhe pret një ndeshje të vështirë. Nerazzurrët fituan me rezultat 4-2 ndeshjen e fundit në Serie A kundër rivalëve të hidhur, të zhvilluar në maj, dhe braziliani shpreson ata të shënojnë edhe një fitore tjetër këtë vikend. “Derbi gjithmonë është një ndeshje e vështirë, shpresojmë se ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë me formën e treguar në disa ndeshjet e fundit dhe të nxjerrim edhe një fitore tjetër”. “Nuk e di nëse do të startoj kundër Milanit. Shpresoj po, por i takon trajnerit të marrë vendimin përfundimtar”, ka thënë Coutinho

/Ora News.tv/