Blerja e Philippe Coutinho pritet të sjell një eksod në skuadrën e Barcelonës, me katalanasit që pritet të largojë disa futbollistë për shkak se nuk janë në planet e teknikut Valverde.

Lojtari i parë që po përgatitet të braktisë "Camp Nou-n" është mesfushori turk Arda Turan.

30 vjeçari i transferuar te Barcelona 2 vite më parë nga Atletiko e Madridit nuk është në planet e Ernesto Valverde dhe është vënë në kërkim të një skuadre që do i ofronte minutat e duhura.

Ditën e sotme ai ka pasur një takim me presidentin e superligës turke Istanbul Basaksehir, Goksel Gumusdag ndërsa mediat kanë hulumtuar një akord midis dy palëve.

/Ora News.tv/