Philippe Coutinho mund të bëhet portugez.

Siç bëjnë me dije mediat portugeze, blerja më e shtrejtë në historinë e Barcelonës ka aplikuar për të marrë pasaportën portugeze. Mesfushori pritet ta ketë të lehtë të pajiset më këtë dokument, pasi prej 3-vitesh ai është i martuar me një shtetase luzitane, Sofia Balbi..

Por sipas "Mundo Deportivo" kjo është një ide e nxitur nga drejtuesit e Barcelonës. Aktualisht tek spanjollët janë të zënë vendet e lojtarëve ekstrakomunitar dhe nëse Coutinho pajiset me pasaportën portugeze, katalanasit do të kishin dritë jeshile për të firmosur me mesfushorin e Gremio, Arthur.

Një veprim i tillë u bë dhe me Luis Suarez që pas transferimit te Barcelona u pajis me pasaportë italiane.

/Ora News.tv/