Alaves dhe Atletiko e Madridit kanë hedhur një hap të rëndësishëm për në fazën e 1/4  të Kupës së Mbretit, pasi të dy ekipet e Laliga kanë bindur duke fituar jashtë fushës së tyre.

Të besuarit e Abelardo mposhtën me rezultat të thellë skuadrën e Segunda B Formentera 3-1, me gola të Demiroviç 2 herë dhe El Haddadi, ndërsa rrjeta e Rosa vendosi përkohësisht baraspeshën.

Nuk zhgënjeu as Atletiko e Madridit që dominoi në të gjitha aspektet Lleida dhe shënoi plot 4 herë.

Ishte qendërmbrojtësi Diego Godin që hapi takimin, ndërsa goli i Torres dërgoi shifrat në 2-0 pas 45 minutave të para.

Në fraksionin e dytë ishte radha e 2 lojtarë që erdhën nga stoli për të gjetur rrugën e rrjetës. Në minutën e 69-të ishte i rikthyeri Diego Costa që shënoi, ndërsa Griezmann plotësoi "pokerin".

/Ora News.tv/