Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur sot shortin e fazës së 1/8-ave të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Për kampionët në fuqi të Barcelonës, shorti u tregua “i pamëshirshëm” me goglat që i përcaktuan si rival Celta Vigo-n që vetëm pak ditë më parë i mori një barazim 2-2 katalanasve.

Short relativisht i lehtë për Atletikon e Madridit që do diskutojnë një biletë për në çerek finale kundër surprizës Lleida Esportiu, ndërsa surpiza tjetër Formentera pas Atletikos së Bilbaos mat forcat me një tjetër ekip të Laliga, Alavesh.

Në takimet e tjera Reali i Madridit përballet me Numancian, Sevilla "përplaset" me Cadiz ndërsa takime me “aromë” Lalige janë sfidat  Las Palmas-Valencia, Vilareali – Leganes dhe Levante-Espanjol.

/Ora News.tv/