Conte zgjidh kontratën me Chelsea, gati për të marrë drejtimin e Real Madrid

Conte zgjidh kontratën me Chelsea, gati për të marrë

Antonio Conte ka arritur më në fund të zgjidhë kontratën me Chelsea në gjykatën e Londrës, kontratë e cila e mbante italianin të "burgosur" pa patur mundësinë të drejtonte ndonjë klub deri në përfundim të çështjes.

Në çështjen e tij kundrejt Abramovich që i takonte ta paguante edhe për një vit, tekniku italian mësohet të këtë nxituar procesin e mbylljes kontraktuale në Gjykatë, e gjitha kjo për të qenë i lirë në mënyrë që marrëveshja e tij me Realin e Madridit të projektohet e mbyllur.

Mediat spekulojnë se çështja e largimit të Lopeteguit konsiderohet e mbyllur, me 52-vjeçarin spanjoll që mesa duket do të ndalet në stacionin e El Clasicos.

Akoma më i bindur do të jetë për këtë vendim, presidenti Florentino Perez në rast të një disfate në “Camp Nou” ditën e dielë, tashmë me Conten e sigurt vetëm një mrekulli mund t’i jepte vazhdimësinë në stolin e Realit ish-teknikut të Kombëtares spanjolle të futbollit.

EMISIONET