E ardhmja e Antonio Contes nuk do të jetë te Reali i Madridit. Këtë e ka pohuar vetë tekniku italian, i cili në një intervistë të gjatë për "Calciomercato.com" i ka mbyllur derën gjigandit spanjoll. Më tej Conte ka zbuluar se dëshiron një rikthim në Seria A, ndërsa parashikon edhe fituesin e Champions League.

"Ku e shikon vetën në të ardhmen? Sot e shoh veten në shtëpi. Unë jam duke rimbushur bateritë e mia për momentin, duke parë disa ndeshje dhe duke ndjekur disa nga kolegët e mi.

"E ardhmja në Itali? Kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam italian, ndihem mirë këtu dhe do të doja të punoja, pa përjashtuar edhe një skuadër të huaj.

"Favoriti për të fituar Championsin? Katër ose pesë skuadra mund të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe një prej tyre është Juventusi. Ata janë një klub që kanë ndërtuar një strukturë shumë të rëndësishme. Ata kanë nënshkruar me disa kampione të mëdhenj dhe rivalët e tyre në Itali duhet të lëvizin, nëse duan të marrim maksimumin. 

"Po të kisha CR7? Unë nuk dua të mendoj për këtë. Jam shumë krenar për lojtarët që kam trajnuar te Juve. Skuadra ime e re do të zbulohet në qershor."-zbuloi 49-vjeçari.

Conte është i papunë që pas transferimit të Maurizio Sarrit te Chelsea, ndërkohë që është ende nën kontratë me blutë londinez. Italiani ishte një emër i lakuar te Reali i Madridit, por spanjollët vendosën të emëronin Solarin në krye të ekipit nga "Santiago Bernabeu".

/Ora News.tv/