Conte vendos piketat, një "ish" dhe bomber për Interin e tij

Conte vendos piketat, një "ish" dhe bomber për Interin e tij

Interi dëshiron të nënshkruajë në merkaton e verës me Romelu Lukaku dhe Victor Moses, pasi Antonio Conte të zyrtarizohet si trajner i ri i tyre.

Ish-trajneri i Chelsea pritet të zëvendësojë Luciano Spalletti javën e ardhshme, sipas "Sky" në Itali dhe të dy lojtarët besohet të jenë në listën e tij. Conte u përpoq të nënshkruante me Lukaku në verën e vitit 2017, kur ai ishte pranë kalimit në "Stamford Bridge", por sulmuesi vendosi të kalonte në Manchester United nga Everton.

Sulmuesi belg ka shënuar 42 gola në 96 ndeshje për Unitedin, por nuk arriti të shënonte në tetë ndeshjet e tij të fundit këtë sezon dhe shpesh pa që Marcus Rashford të ishte zgjedhja e parë në sulm, pasi Ole Gunnar Solskjaer mori drejtimin e "Djajve të Kuq".

Muajin e kaluar, Lukaku zbuloi dëshirën e tij për të luajtur një ditë në Serie A, duke përshkruar një transferim në Itali si një "ëndërr".

"Të luajë një ditë në Serie A është një ëndërr, do të ishte me të vërtetë një ëndërr. Unë shpresoj që të luaj tani ose më vonë pak rëndësi ka, edhe pse në këtë moment unë jam i përqendruar tek United", tha kohët e fundit Lukaku.

Moses ishte lojtar formacioni te Chelsea-n gjatë kohës së Conte në klub, duke u kthyer në një lojtar kyç në krahun e djathtë në vitin 2017 kur "Blutë e Londrës" fituan Premier League angleze.

Megjithatë, nigeriani humbi vendin e tij pas emërimit të Maurizio Sarri këtë sezon dhe u huazua tek Fenerbahce në janar. Moses ka qenë lojtar stabël në formacion dhe marrëveshja e tij vazhdon deri në vitin 2020, që do të thotë se Interi do të duhet të negociojë lirimin e tij nga Fenerbahce nëse duan të marrin atë në "San Siro" sezonin tjetër.

EMISIONET