Çollaku në '360Gradë': Prokurorja e përgjithshme ka rënë në grackën e Fatmir Xhafajt

Gazetari Basri Çollaku i ftuar në "360Gradë" në Ora News, thotë se ish-kreu i SHISH Visho Ajazi i ka dërguar një dosje të plotë Prokurorisë për ata që merren me trafikun e drogës.

Çollaku: Ish-shefi i SHISH Visho Ajazi i ka dërguar Prokurorisë një dosje të madhe për trafikun e drogës në Shqipëri. Përveç kësaj, të gjithë prokuroritë e rretheve, edhe drejtoritë e policisë e kanë pasur informacionin se kush merret me trafikun e drogës. Unë gjykoj që edhe prokurorja e përgjithshme ka rënë në grackën e Fatmir Xhafajt.

Të gjithë informacionet e policive që e kanë pasur dosjen në zyrë duhet të ishin persona nën hetim për mos veprim.

Pse nuk e kanë thirrur Vangjush Dakon që në dhjetor ishte gati në masë arresti. Nuk e di në çfarë magjie, mazhoranca arriti ta shmangte këtë.

EMISIONET