Gazetari Basri Çollaku i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se ka pasur një skenar serioz për vrasjen e liderit të opozitës gjatë protestës së çadrës, por nuk tregoi se kush qëndronte pas.

Zheji: A ka pasur një skenar për vrasjen e liderit të opozitës?

Çollaku: Unë them se ka pasur dhe ka qenë skenar serioz.

Dervishaj: Rusë ka në mes?

Çollaku: Ka qenë ngjarje shumë serioze. Ardhja e zv/ndihmës sekretarit të shtetit ambasador në Maqedoni, pra një aktor me peshë ka edhe një prapavijë tjetër. Unë kujtoj deklaratën e tij për politikanët shqiptarë: kur tha mos i prisni shtetet e Evropës dhe mos i prisni politikanët e korruptuar dhe duhet t’u thoni arsyet se pse nuk i prisni. Ka politikanë shqiptarë që flirtojnë me Rusinë për çështje ekonomike. Ka raporte të huaja.


/Ora News.tv/