Gazetari Basri Çollaku i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë në dosjen e Habilajve ka edhe persona të tjerë, që sipas tij gjezdisin të lirë nëpër Tiranë.

Çollaku: Edhe këto vendet Maqedoni, Kosovë fqinjët e tanë janë projeksion i natës e destabilizimi hyn në NATO nga rusët, nuk hyn tek individë të caktuar. Të kthehemi tek çështja e Tahirit, e grupit që akuzohet se ka mbështetur ish-ministri. Kjo ngjarje ka filluar në tetor të 2013-s dhe dalja e përgjimeve erdhi pasi është arrestuar në Katania, Moisi Habilaj pas sekuestrimit të 3.5 ton kanabis. Pra janë prova konkrete dhe kjo është në kushtet e flagrancës pasi është arrestuar Habilaj. Në dosje janë edhe aktorë të tjerë, disa prej të cilëve enden në liri, gjezdisin në Tiranë dhe qytete të tjera dhe kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë e Shtetit.

Kanë njerëz nga policia që i informojnë rregullisht ku gjenden, ku duhet të shkojnë, ku është zona e hapur. Pra ky lloj bashkëpunimi i këtij grupi me policinë, pavarësisht ndryshimit të ish-ministrit apo ministrit aktual vazhdon dhe ndaj them që kjo nuk është thjesht përfshirje e ish-ministrit. Nuk ke patur ministrin dje, ke kryeministrin sot apo drejtues të tjerë të policisë së shtetit që nuk janë shkëputur nga kjo lidhje. Nuk janë shkëputur se kanë qenë në bordellot e tyre, se kanë marrë para.

/Ora News.tv/