Futbolli portugez e ka mbyllur në mënyrën më të bukur vitin kalendarit të 2017-tës, por një gjest negativ në ndeshjen midis Coentrao dhe Acuna tërhoqi vëmendjen e opinionit publik.

Ish-lojtari i Realit të Madridit, Fabio Coentrao është bërë protagonist në ndeshjen e fundit të 2017-tës me ekipin e tij të Sportingut të Lisbonës .

Mbrotjësi portugez u përfshi në një zënkë me bashkëlojtarin e tij, kundër Belenense, takim i vlefshëm për Kupën e Portugalisë.

Mes Coentrao dhe Marcos Acuna u "shkëmbyen" disa shuplaka ndërsa për të vendosur qetësinë mendoi mesfushori Carvalho.




/Ora News.tv/