Një litër naftë në vend është tregtuar me 10-12 lekë më shtrenjtë ditët e fundit.Shoqata hidrokarbure e shpjegon këtë luhatje me rritjen e naftës në tregjet ndërkombëtare ndërsa pritshmëritë janë për një rritje të mëtejshme.Ndërkohë eksperti Vladimir Puka shprehet se përtej efektit ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet është e nevojshme që të ketë më shumë kontrolle në tregje.

Çmimi i naftës në vend ka shënuar një rritje me 10-12 lekë për litër duke u tregtuar me rreth 178 lekë.

Të kontaktuar nga Ora Neës shoqata hidrokarbure shpjegon se ky ndryshim ka ardhur i ndikuar direkt nga rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare për shkak të konfliktit SHBA-Iran.

Tregtuesit e naftës ë vend shprehen se tendenca për rritjen e çmimit të naftës do të vijojnë. Edhe ekspertët e shpjegojnë rritjen e çmimit të naftës me ndikimin e dhënë nga tregjet ndërkombëtare, megjithatë sipas tyre në Shqipëri reflektimi duhet të ishte më i ngadaltë si pasojë e shvlerësimit të dollarit dhe rezervave që kanë pikat e karburanteve.

Vladimir Puka sygjeron më shumë mbikqyrje në tregun e karburanteve në Shqipëri.

Vladimir Puka:  Cilat janë elementet që e amortizojnë ose ta kishin amortizuar, si psh dollari që është likuiditeti që zotëron tregun e karburanteve. 

Eksperti Vladimir Puka thotë seShqipëria është varur tërësisht nga importi dhe për të ndryshuar këtë është e nevojshme rritja e prodhimit vendas.

Vladimir Puka:  Këto 2-3 vjet ka rënë prodhimi, ka shumë arsye, por një prej tyre janë investimet e cdo viti. Por kjo nuk lidhet me tregun e produkteve të përpunuara, që kërkojnë një rafineri dhe kjo rafineri është një pikë nyje.

Në tregun ndërkombëtar një fuçi naftë u tregtua me 80 dollarë duke arritur çmimin më të lartë që prej 2014.Pas vendosjes së sanksioneve të Shteteve të Bashkuar ndaj Iranit dhe kompanive europiane të naftës që operojnë në këtë vend tendenca është për një rritje të mëtejshme të çmimit të naftës fakt që pritet të reflektohet edhe në vendin tonë.

/Ora News.tv/