Çmimi i naftës do të jetë shumë më i lartë nga se ishte parashikuar

Çmimi i naftës do të jetë shumë më i lartë

Çmimet e naftës do të jenë shumë më të larta gjatë viteve të ardhshme, sesa që është menduar më parë, sipas një raporti të ri nga "Barclays".

Banka e investimeve ka rritur ndjeshëm parashikimin e çmimeve për vitin 2020 dhe 2025 në raportin e saj vjetor afatmesëm për naftën.

Barclays pret që Brent të kalojë mesatarisht 75 dollarë për fuçi në vitin 2020, ndërsa vlerësimi i mëparshëm ishte prej 55 dollarësh, ndërkohë që çmimet mund të jenë mesatarisht 80 dollarë në vitin 2025, nga 70 dollarë parashikuar më herët.

Banka vuri në dukje se tregu është në mënyrë dramatike ndryshe nga ajo që ishte parashikuar vitin e kaluar, ku u publikua raporti afatmesëm.

OPEC dhe Rusia kanë demonstruar vendosmëri dhe kanë hedhur themelet për menaxhimin afatgjatë të tregut.

Gjithashtu, SHBA ka vendosur një fushatë agresive sanksionesh kundër Iranit si dhe Venezuelës, masa që duhet të përkthehen në më shumë se një milion fuçi në ditë më pak në tregun ndërkombëtar. Dhe së fundi, "disa prodhues kyç të OPEC rrezikojnë të jenë shtete të dështuara", përfundoi Barclays.

EMISIONET