Shqipëria renditet si një ndër vendet me koston të lartë të ndërtimit të rrugëve në  Europë.Në bazë të një analize të bërë nga World Highway mbi kostot për ndërtimin e autostradave rezulton se Austria shpenzon më shumë  dhe ka një kosto prej12.8 mln eurosh ndërkohë që në Shqipëri një km rrugë kushton 12.2 milion euro për kilometar në bazë të përllogaritjeve për projektin më të ri Thumanë-Kashar.

Shqipëria është vendi i dytë  në Europë me koston më të lartë të ndërtimit të rrugëve për km. Sipas një analize të bërë nga World Highway  për shpenzimet  që bëhen për ndërtimin e një km autostratë rezulton se Austria ka koston më të lartë me rreth 12.8 mln euro për km ndërkohë që Shqipëria renditet e dyta me 12.2 mln euro për km.

Këtë kosto ka autostrada e re Thumanë-Kashar që pritet të ndërtohet në bashkëpunim me privatin. Ky segment është i gjatë 20 km dhe kushton rreth 244 milion euro.Vendet që kanë koston më të lirë në ndërtimin e autostradave janë Danimarka dhe Kroacia.Por kostoja e ndërtimit të një autostrade është e lidhur edhe me terrenin dhe ndërtimi i tyre në terrene malore është shumë herë më i shtrenjtë për shkak të vështirësive.

Gjermania është vendi që shpenzon më shumë për ndërtimin e autostradave malore dhe kostoja arrin deri në 25.9 milion euro për km e ndjekur nga Austria.

Qeveria shqiptarë parashikon ndërtimin e një sërë segmentesh rrugore në Shqipëri në bashkëpunim me privatin për të cilat kostoja e parashikuar është e lartë.

Pavarësisht kostos së lartë të ndërtimit të autostradave në Shqipëri problem mbetet mirëmbajtja e tyre pasi fondet e vëna në dispozicion janë shumë të vogla.

Nisur nga kjo kostoja e mirëmbajtjes së rrugëve në 5 vite llogaritet 128 milionë euro nga të cilat 65.9 milionë euro do të financohen nga Banka Botërore dhe pjesa tjetër nga fondet e ARRSH.

Ndërtimi i autostradave për km

AUSTRIA   12.8 mln euro

Shqipëria    12.2 mln euro

Hungaria   11.21 mln euro

Kroacia    6.6 mln euro

Danimarka  5.8 mln euro

/Ora News.tv/