Më të mirët e librit, Kim Mehmeti fiton çmimin e karrierës

Më të mirët e librit, Kim Mehmeti fiton çmimin e

Shkrimtari Kim Mehmet është vlerësuar me çmimin e madh të Karrierës në edicionin e 21 të Panarit të Librit. Ndërsa çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit iu dha autorit Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”.

Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka fituar çmimin e karrierës në edicionin e 21 të Panairit të Librit.

Ai është vlerësuar për stilin origjinal që karakterizon veprën e tij dhe veçanërisht romanin "Pusi", ndërsa në Panairin e Librit ai është prezantuar me kolanën e plotë të krijimtarisë së tij.

Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit iu dha autorit Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”.

Donika Omari u vlerësua për përkthimin më të mirë “Nga ana e princeshës së vdekur", të autores Kenize Mourand.

Autoret e reja Iva Nikolli dhe Flogerta Krypi u vlerësuan me çmime inkurajuese “Për befasinë dhe origjinalitetin në kërkimin dhe përshkrimin e njerëzores.”




EMISIONET