Çmim i dyfishtë, fituesi i Grande Fratello merr puthje nga moderatorja

Çmim i dyfishtë, fituesi i Grande Fratello merr puthje nga

Moderatorja e njohur Ilary Blasi njihet për veprimet e saj të çuditshme në skenë, ku së fundmi zgjodhi një mënyrë të veçantë për të shpallur fituesin e Grande Fratello.

Për disa momente ajo sillej rrotull finalistëve, Bossari dhe Luca Onestini ku në fund u kthye nga Bossari duke e puthur në buzë, veprim që befasoi gjithë publikun.

Dihet se Blasi është bashkëshortja e futbollistit të njohur Francesco Totti dhe nuk dihet nëse puthja ishte vendim i produksionit apo i saj. Para pak kohësh ndodhi diçka e njëjtë, por me një femër. Moderatorja i dhuroi puthje në buzë modeles së njohur Belen Rodriguez.

Të dy videot kanë bërë xhiron e internetit duke u komentuar shumë.

EMISIONET